Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës është duke prodhuar me kapacitetin e saj maksimal, me 5 njësi gjeneruese. Kurti në një postim në Facebook ka thënë se KEK-u ndodhet në një moment historik të transformimit dhe se janë investuar mbi 500 milionë euro.
