A e dini se Nikollë Bojaxhiu, babai i Nënë Terezës, ishte veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare? Ai bashkëpunonte me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin dhe mbështeste përpjekjet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Nikollë (Kolë) Bojaxhiu (1873/1874–1919) ishte një tregtar, ndërtimtar, bamirës dhe veprimtar shqiptar, i lindur në Prizren dhe i vendosur më pas në Shkup. Ai u bë një nga qytetarët më të njohur të Shkupit të kohës, duke zhvilluar veprimtari tregtare e ndërtimore dhe duke financuar projekte të rëndësishme, ndër to ndërtimin e teatrit të parë
