Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore. Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. “Po, në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”,
