Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e mëtejshëm. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që t’i lënë mënjanë përçarjet dhe akuzat e ndërsjella. Haxhiu ka thënë se në këtë periudhë Kosovës nuk i
