Dita e 83 e protestës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në Burg, Berisha në Burg”. Ata shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka
