Haxhiu: Vetëvendosje ka bërë gjithçka, mungon vullneti i opozitës
Ministrja kosovare në detyrë e drejtësisë, deputetja Albulena Haxhiu, pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kryer obligimin e saj në raport me procedurat e Kuvendit, me ftesat për takime me partitë e tjera, por sipas saj, po mungon vullneti politik nga partitë e tjera.