Forumi Ekonomik Gjermani-Kosovë: Tregtia bilaterale arrin rreth 600 milionë euro, rreth 200 kompani gjermane veprojnë në Kosovë
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e investimeve dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë ishin në fokus të Forumit të tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku përfaqësues të lartë institucionalë dhe ekonomikë të të dyja vendeve vlerësuan potencialin për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit bilateral. Gjatë forumit, Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli,
