Mickoski pas takimit me Haxhiun: Dialogu dhe bashkëpunimi rajonal sjellin më shumë stabilitet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Në një njoftim, Mickoski theksoi rëndësinë e dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit rajonal për
