Qeveria i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen
Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një mbledhje elektronike të premten në mbrëmje, Qeveria ka njoftuar se i ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga PDK-ja. Sipas njoftimit, përgjigja
