Rizvanolli: Infrakosi merr nën kontroll stacionet hekurudhore në veri
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se nga sot janë ndalur edhe strukturat paralele të Hekurudhave të Serbisë, ndërsa Infrakosi ka marrë nën kontroll pronën e vet, përkatësisht stacionet hekurudhore në komunat veriore të Kosovës. Sipas saj, ky veprim vjen pas angazhimeve të ndërmarrjeve publike si Ibër Lepenci, Posta, Telekomi dhe Ujësjellësi i Mitrovicës,
