Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka bërë thirrje për unitet dhe kompromis mes partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se zvarritja e procesit të formimit të institucioneve po ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Në një intervistë për Ekonomia Online, Westerlund tha se vështirësitë në krijimin e qeverive nuk janë vetëm fenomen
