Sveçla: Falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe policëve të tjerë veriu i Kosovës tash frymon lirshëm
Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies së tij. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij tha se shteti ngadhnjeu përballë terroristëve serb, falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe angazhimit të pakursyer të qindra policëve të tjerë.
