Studentja e helmuar te Akademia e Sigurisë në Tiranë: Sot na detyruan të hamë në mensë sa për sy e faqe
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Akademinë e Sigurisë, ku 56 studentë kanë përfunduar me urgjencë në spital, pas dyshimeve për helmim nga ushqimi i konsumuar në mensën e institucionit. Ajo që nisi si një vakt rutinë në ambientet ku trajnohen efektivët e ardhshëm të shtetit, u shndërrua në një emergjencë shëndetësore për dhjetëra studentë.
