Alarmon Koci nga Beogradi: Jam i rrezikuar edhe unë, Mit’hat Llozhani nuk është mirë, e kanë dërguar në burgin ku janë pjesëtarët e grupit të Arkanit
Avokati i njohur, Arianit Koci ka dal me një reagim alarmues nga Beogradi. Koci në postimin e tij ka thënë se atje gjendet për lirimin e veteranit të UÇK-së, Mit’hat Llozhani që u arrestua së fundmi nga autoritet e Serbisë, derisa po kalonte transit. Ai tha se ka informata që edhe ai është i rrezikuar.
