Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuadër të dialogut
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një letër urimi për rizgjedhjen e tij si kryeministër. Macron thekson se Franca mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe nxit zbatimin e angazhimeve të marrëveshjeve Bruksel–Ohër nga të dyja palët, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
