Ismet Kryeziu në mbrojtje të Kushtrim Sadikut: Humanizmi nuk duhet të jetë selektiv
Ismet Kryeziu nga shoqëria civile i ka dalë në mbrojtje gazetarit Kushtrim Sadiku pas dokumentarit “Dhimbja që nuk harrohet”, duke kritikuar ashpër reagimet dhe sulmet publike që pasuan transmetimin e tij. Kryeziu vlerëson se debati i krijuar nuk ka të bëjë me humanizmin universal, por me rreshtime ideologjike dhe fetare selektive, ku empatia përdoret si
