Komandant Hoxha për protestën në Shkup: Shumë selfie dhe pak veteranë!
Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha, ka reaguar ndaj protestës së sotme të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke e cilësuar atë si të zbrazët. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se UÇK-ja nuk përfaqësohet nga emra apo struktura formale, por nga komandantët, ushtarët, përkrahësit dhe populli. Sipas tij, “kjo është
