Peci arrin koalicion me LDK-në në Mitrovicë, Safet Kamberi kryesues i Kuvendit Komunal
Përditësim 22:14 – Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lista Guxo, Faton Peci, ka arritur koalicion me LDK-në për udhëheqje në këtë komunë. Pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal e ka marrë Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kamberi u zgjodh me 18 vota për, 10 kundër dhe dy të pavlefshme. 11
