Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes BASHKË reagon ndaj Edi Ramës: “Marre ishte që more helikopterin dhe ushtrove presion për themelimin e Gjykatës”

    Kryetari i Lëvizjes BASHKË në Shqipëri ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për rolin e tij në themelimin e Gjykatës Speciale.

    “Marre është edhe të marrësh helikopterin e të ushtrosh presion ndaj institucioneve të Kosovës për të ngritur këtë gjykatë. Siç është hipokrite të hiqesh sot si patriot”, ka shkruar ai.

    Ai ka theksuar se përpjekja për lirinë e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare e UÇK-së janë krenari për shqiptarët dhe frymëzuese për ndërgjegjen qytetare në botë.