Mbyllet protesta e 46-të/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: O milet, Rama ka siklet!
Mbrëmjen e djeshme u mbyll dita e 46 radhazi e protestës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Ashtu si çdo mbrëmje, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime, dhe më pas vijuan protestën në rrugët kryesore të kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit para selisë së qeverisë, protestuesit nisën
