Kosovë Lajme

Shiroka-Pula pranon urime nga Italia e Kroacia, i ofrohet mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanović.

    Në mesazhet e urimit për marrjen e detyrës së re është ofruar mbështetje për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në NATO.

    Presidenti i Italisë, Mattarella, siç thuhet në njoftimin e presidencës ka shprehur dëshirën për bashkëpunim dhe thellim më tej të tij.

    “Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e Mattarellas.

    Ndërkaq presidenti i Kroacisë, Milanović, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

    “Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit, Milanović.