Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete
U.d. e presidentjes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Në takim u diskutua për rolin e këshillit si mekanizëm i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të republikës, si dhe për nevojën që shqetësimet, propozimet dhe prioritetet e komuniteteve
