Kurti nga Manastiri: 118 vjet pas Kongresit, shqiptarët duhet të bashkohen përtej dallimeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në Manastir, në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në fjalën e tij, Kurti foli për rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit, duke vlerësuar vendimin e delegatëve për unifikimin e alfabetit shqip, pavarësisht dallimeve fetare, krahinore dhe ideologjike që kishin mes vete.
