Sport

Vdiq futbollisti Enis Maqedonci

    Futbollistit Enis Maqedonci ka vdekur në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maqedonci, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën futbollistin.

    Maqedonci ishte pjesë e skuadrës gjermane, TuS Hugelsheim.

    “Pusho në paqe, Enis!”, thuhet në mesazhin e Federatës së Futbollit të Kosovës.