ë segmente të caktuara të autostradave vozisin shumë ngadalë. Masa e propozuar synon të përmirësojë qarkullimin e trafikut dhe fillimisht do të zbatohej në autostradat me gjashtë korsi.
Sipas paralajmërimeve, në segmentet me të paktën tri korsi në secilin drejtim, do të përcaktohet shpejtësia minimale prej 100 kilometrash në orë në korsinë e majtë.
Megjithatë, do të ketë përjashtime në rastet kur sinjalistika rrugore përcakton shpejtësi të tjera ose kur kushtet në rrugë kërkojnë vozitje më të ngadalshme. Kjo vlen për situata si mjegulla e dendur, shiu i rrëmbyeshëm, aksidentet, punimet në rrugë dhe kolonat e trafikut.
Gjobat do të variojnë nga 40 deri në 160 euro dhe janë paraparë në projektligjin për sigurinë në trafik, të cilin qeveria italiane e miratoi në tetor dhe ia përcolli parlamentit.
Pritet që masa të hyjë në fuqi pas miratimit të versionit përfundimtar të ligjit.
Autostradat italiane përdoren çdo vit nga miliona turistë. Sipas të dhënave të Agjencisë Italiane për Mbrojtjen e Mjedisit (ISPRA), para dy vitesh rreth 40.7 milionë vizitorë të huaj kanë mbërritur në Itali me vetura, që përbënin pothuajse 46 për qind të numrit të përgjithshëm të ardhjeve ndërkombëtare.
Botë
Lajme
Uncategorized
Italia planifikon gjoba deri në 160 euro për shoferët që vozisin shumë ngadalë
- nga gazetar2
- 07/11/2026
- 1 minute read
- 35 minutes ago

