Kosovë Lajme

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt plenare.

    Në rend dite, përveç deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të deputetëve për anëtarët e kabinetit qeveritar, është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Gjithashtu deputetët në rend dite kanë edhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe votimin e propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
    6. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.