Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Ahmeti ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke vënë në pah nevojën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, si dhe adresimin e diskriminimit dhe padrejtësive me të cilat përballen shqiptarët në këto treva.
Në mesazhin e tij, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në votime, duke rikujtuar se forcat politike shqiptare garojnë në listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17.
Ahmeti ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje është një mundësi për të shprehur vullnetin e lirë dhe për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Maqedoni
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë masivisht më 25 tetor
- nga gazetar2
- 24/10/2026
- Less than a minute
- 2 hours ago

