Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur nëse sot do të ketë takime të reja për çështjen e presidentit dhe nëse do të thirret ndonjë seancë e Kuvendit.
Ai tha se për këto tema flasin nga Kuvendi e Qeveria.
“Flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, u përgjigj ai shkurtimisht pas përfundimit të ceremonisë hapëse të Forumit për Shoqëri Civile (CSF 2026), ku mori pjesë.
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

