Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve ta ruajnë qetësinë.
Ajo ka thënë se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, por ka shtuar se UÇK-ja nuk mbrohet përmes dhunës.
“Nga kjo foltore u bëj thirrje protestuesve ta ruajnë karakterin paqësor të protestës, sepse dhuna e dëmton kauzën që duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe atë të çlirimtarëve tanë. Kuvendi e miratoi në parim projektligjin, prandaj u bëj thirrje të gjithëve ta ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore. Edhe grupet parlamentare duhet të bëjnë thirrje të njëjtë. As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë. Vlerat e tyre nuk mbrohen me dhunë”, ka thënë ajo.
Mjete piroteknike janë hedhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës nga disa protestues që janë duke qëndruar para këtij institucioni.

