Kosovë Lajme

Mësohet se kush janë gjyqtarët e caktuar në Apel për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    Michele Pichard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen janë gjyqtarët e caktuar për të përbërë Panelin e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

    Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Besian Beha, Paneli përbëhet nga:

    Michele Pichard – Kryetare e Panelit, nga Franca;

    Kai Ambos – Anëtar i Panelit, nga Gjermania;

    Nina Jørgensen – Anëtare e Panelit, nga Norvegjia.

    Bëhet e ditur se i njëjti përbërje e Panelit të Apelit ka shqyrtuar edhe rastet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

    Caktimi i këtij Paneli vjen në kuadër të procedurave të apelit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.