Botë Lajme

Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se beson se SHBA-ja do ta fitojë shumë shpejt luftën në Iran.

    Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht po e fitojnë konfliktin, duke e lidhur këtë me presionin ekonomik dhe veprimet ushtarake.

    “Besoj se do ta fitojmë luftën në Iran shumë shpejt”, deklaroi Trump.

    Presidenti amerikan parashikoi gjithashtu se çmimet e naftës do të ulen pas përfundimit të luftës.
    “Besoj se po e fitojmë falë si presionit ekonomik, ashtu edhe veprimit ushtarak”, u shpreh ai.
    Trump nuk dha më shumë detaje në deklaratat e tij lidhur me kohën se kur, sipas tij, mund të përfundojë konflikti.