Maqedoni

Bekim Sali në Nju Jork takohet me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

    Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar në Nju Jork një takim me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.

    Sali bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, reformat, si dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    “Mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara mbetet me rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Sali.