Kosovë Lajme

Kurti takohet me Erdoganin në Nju Jork, ja çka diskutuan dy liderët

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të hënën priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, ku diskutuan për çështje të ndryshme, raporton Anadolu.

    Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë Turke, ose Turkevi, u zhvillua në margjinat e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

    Turqia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore të bazuara në historinë e tyre të përbashkët.

    Ankaraja e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë.