Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur të shtunën në Dublin për të nisur vizitën e tij dyditore në Republikën e Irlandës.
Trumpi është pritur nga roja ushtarake e nderit ndërsa ka takuar presidenten irlandeze, Catherine Connolly, në rezidencën e saj zyrtare në Phoenix Park.
Më vonë, ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.
Më pas, Trumpi do të udhëtojë drejt resortit të tij të golfit në Doonbeg, në qarkun Clare, ku po zhvillohet turneu i golfit “Irish Open”.
Autoritetet irlandeze kanë bërë përgatitje për vizitën e Trumpit prej muajsh, në atë që do të jetë një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e shtetit.
Në Dublin dhe Doonbeg pritet të mbahen protesta kundër vizitës së presidentit.

