Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka zhvilluar sot në Shkup takim me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës së Polonisë, të kryesuar nga zëvendësministri Maciej Diszczyk. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora.
Në fokus të takimit ishte avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë, menaxhimi i migracionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale dhe operative.
Iseni theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira mes dy vendeve, duke vlerësuar se bashkëpunimi i ndërsjellë krijon bazë për iniciativa konkrete dhe përballje më efikase me sfidat e sigurisë.
Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e partneritetit dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

