Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Boksierja kosovare ka shënuar fitore ndaj turkes Esmanur Lok, duke u kualifikuar në gjysmëfinale dhe duke garantuar të paktën medaljen e bronztë për Kosovën.
Sadiku do të synojë të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me greken Sofia Legaki. Kjo përballje do të zhvillohet të mërkurën.
Boksierja kosovare gjatë garave në Taranto ka pasur përkrahjen e drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, me presidentin Ismet Krasniqi në krye, si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Prishtinës.
Fitorja ndaj Lok i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare, ndërsa Sadiku tashmë synon të shkojë deri në fund dhe ta fitojë medaljen e artë.

