Kosovë Lajme

Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve – Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje kockore të tre individëve.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Krime lufte kundër popullatës civile… fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik”, thuhet në raport.

Mbetjet kockore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Exit mobile version