Botë Lajme

Irani sfidon Trumpin: Pranojeni humbjen – Hormuzi ishte, është dhe mbetet i yni

    Irani i është përgjigjur ashpër presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit pretendoi se SHBA-ja ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi se do ta shpallë atë territor amerikan.

    Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha se Hormuzi nuk mund të merret nën kontroll përmes kërcënimeve, deklaratave politike apo fuqisë ushtarake.

    “Ngushtica e Hormuzit ishte e Iranit, është e Iranit dhe do të mbetet e Iranit”, deklaroi Gharibabadi.

    Ai shtoi se ngushtica do të hapet ose mbyllet vetëm me urdhër të Iranit, duke i bërë thirrje Uashingtonit të pranojë atë që Teherani e konsideron si humbje.

    “Për sa kohë që nuk e pranoni realitetin e humbjes dhe vazhdoni të jetoni në fantazi, Irani do të vazhdojë të zbatojë bllokadën”, tha ai.

    Gharibabadi e sfidoi drejtpërdrejt Trumpin edhe për pretendimin se SHBA-ja mund ta marrë nën kontroll ngushticën.

    “Ngushtica e Hormuzit nuk mund të pushtohet me një postim në Twitter, nga një aeroplanmbajtëse, me një urdhër apo përmes një fjalimi elektoral”, shkroi ai në X.

    Teherani ka përsëritur se trafiku detar nuk do të rikthehet normalisht derisa SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të pranojë kushtet e Iranit.