Kosovë Lajme

Albulena Haxhiu komenton gjuajtjen me vezë nga Time Kadriaj: Le të vazhdojë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet në seancën konstituive, deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haxhiu ka thënë se nuk ka problem me aksionet politike të deputetëve, duke shtuar se nëse deputetja ka vlerësuar se kjo është forma e duhur, atëherë le të vazhdojë ta bëjë.

“Nuk kam asnjë problem me aksionet politike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse ajo ka vlerësuar që kjo është forma, atëherë… le të vazhdojë ta bëjë, nuk kam asnjë problem.Këto i vlerëson Gjykata Kushtetuese. E rëndësishme është që të kemi marrëveshje politike për çështjen e presidentit. Mungesa e një marrëveshje na çon në zgjedhje të parakohshme. Nuk bën assesi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Është e rëndësishme që të fokusohemi të gjitha partitë bashkë, pavarësisht çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Exit mobile version