Lutfi Haziri i LDK-së ka deklaruar se përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së presidentit nuk do të ndalen.
Deklaratën, Haziri e bëri duke hyrë në objektin e kuvendit, pak para seancës së parë konstituive të legjislaturës XI, raporton IndeksOnline.
“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetori të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet.
Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet kuvendi sipas rezultatit zgjedhor”, tha ai.

