Sport

Zyrtare: Chelsea transferon mbrojtësin Lacroix për më shumë se 50 milionë euro

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Maxence Lacroix nga Crystal Palace.

Klubi londinez ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për afrimin e 26-vjeçarit, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare dhe pritet të jetë një nga titullarët kryesorë të skuadrës në sezonin e ri.

Sipas raportimeve në mediat angleze, Chelsea ka paguar rreth 52 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit francez, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.

Pas zyrtarizimit, Lacroix u shpreh i lumtur për transferimin në “Stamford Bridge” dhe theksoi ambiciet për të fituar trofe me klubin e ri.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Të gjithë e njohin historinë e Chelseat, traditën e tij për të fituar dhe të jesh pjesë e kësaj është një moment krenarie për mua.

“Kur fola me trajnerin, pashë se kemi të njëjtin drejtim dhe të njëjtën dëshirë për këtë klub. Ne duam të fitojmë. Kur sheh cilësinë e lojtarëve këtu dhe gjithçka që kemi rreth klubit, është diçka që mund ta arrijmë. Ambicia është të ngremë trofe dhe mezi pres të jap kontributin tim”, deklaroi Lacroix.

Exit mobile version