Maqedoni

Kontrabandë e madhe në Pikën Kufitare Bogorodicë, zbulohen rreth 5.000 boksa cigare pa akcizë

Në Pikën Kufitare Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut është zbuluar një rast i madh kontrabande. Doganierët kanë sekuestruar rreth 5.000 boksa cigare pa akcizë, me vlerë të përafërt prej 9 milionë denarësh, të fshehura në një kamion që po kalonte transit nga Greqia drejt Serbisë.

Shoferi, shtetas i Serbisë, është ndaluar, ndërsa cigaret ishin kamufluar mbi paletat me lesh guri të deklaruara si material ndërtimor.

Rasti është proceduar për veprën penale të kontrabandës, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër tregtisë së paligjshme dhe krimit ndërkufitar.

Exit mobile version