Kosovë Lajme

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi ambasadorin Angılı për bashkëpunimin e ngushtë, qasjen konstruktive dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ajo vlerësoi rolin e tij si një bashkëbisedues i hapur dhe partner të përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, U.D. Presidentja i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë do të vazhdojnë të thellohen edhe në të ardhmen.

Exit mobile version