Maqedoni

“16 arsye pse BDI dhe deputetët satelitë duhet të japin llogari ” – Bekim Qoku shtron pyetjen!

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, deputeti Bekim Qoku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj BDI-së dhe deputetëve që, sipas tij, vazhdojnë ta mbështesin këtë parti.

Përmes një postimi publik, Qoku u bëri thirrje qytetarëve që t’i pyesin deputetët që ai i quan “satelitë të BDI-së” pse, sipas tij, kanë mbështetur një parti që është përballur me akuza për korrupsion dhe me zyrtarë të vendosur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Ai i akuzoi gjithashtu se kanë mbështetur ndryshimet në Kodin Penal dhe se nuk kanë kërkuar përgjegjësi politike për një sërë ngjarjesh dhe tragjedish që kanë shënuar vendin gjatë 22 viteve të qeverisjes së BDI-së.

Në postimin e tij, Qoku përmend raste si “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, “Alfa”, vrasjen e Almirit, rastin e Harun Aliut, enciklopedinë që ai e cilëson antishqiptare, tekstet shkollore, projektin “Shkupi 2014”, ngritjen e përmendores së Car Dushanit, ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, tragjedinë në spitalin modular të Tetovës, aksidentet e “Durmo Tours” dhe “Besa Trans”, si dhe aferën “Magjar Telekom”.

Qoku përmendi edhe vendosjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi në listën e zezë të SHBA-së, duke e përdorur këtë si argument në kritikat e tij ndaj BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.

Exit mobile version