Maqedoni

Nëntë persona të lënduar nga moti i keq në Shkup, dy prej tyre në gjendje më serioze

Nëntë persona të lënduar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Shkupin janë pranuar për trajtim në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendrën Emergjente (TOARILUC) në Shkup.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Klinikës, prof. dr. Igor Merxhanoski, i cili sqaroi se shumica e pacientëve kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndime të shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike.

Sipas tij, dy nga të lënduarit kanë gjendje më serioze. Një grua me lëndim në kokë është transferuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa një pacient tjetër ka pësuar thyerje të krahut.

Ekipet mjekësore po vazhdojnë monitorimin dhe trajtimin e pacientëve, ndërsa autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar gjatë kushteve të pafavorshme të motit.

Exit mobile version