Maqedoni

Astrit Iseni: 98 punësime, 395 avancime dhe One Stop Shop me Kosovën e Shqipërinë në 24 muaj punë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka prezantuar bilancin e punës për 24 muajt e fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke theksuar se rezultatet e arritura pasqyrojnë angazhimin për një institucion më efikas, më modern dhe më pranë qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 98 punësime, prej të cilave 51 policë dhe 47 punësime në shërbimet administrative, ndërsa janë bërë edhe 395 avancime në detyrë, përfshirë 194 të punësuar me arsim të lartë dhe 201 me arsim të mesëm.

Në mesin e të arriturave, Iseni veçon edhe funksionalizimin e sistemit One Stop Shop me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, hapjen e 8 shërbimeve të reja administrative, si dhe avancimin e projektit Safe City, i cili synon rritjen e sigurisë publike dhe modernizimin e sistemit të sigurisë në vend.

Duke përmbledhur punën e deritanishme, Iseni thekson se këto dy vite janë karakterizuar nga rezultate konkrete, pa afera korruptive dhe pa raste të montuara, me fokus të vazhdueshëm te qytetari, siguria dhe modernizimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Exit mobile version