Kosovë Lajme

Berat Buzhala e bën kaos, tenton ti ndërlidh protestat në Tiranë me Somalin…

Analisti nga Kosova, Berat Buzhala, ka reaguar me një status në rrjetet sociale ku ka komentuar ashpër disa qëndrime publike dhe protesta, duke i ndërlidhur ato me narracione që sipas tij janë në kundërshtim me interesat strategjike të shqiptarëve dhe aleancën e tyre me Perëndimin.

Në reagimin e tij, Buzhala ka thënë se disa zëra që sot kanë hapësirë në media dhe protestën e Tiranës “nuk do ta kishin parë kurrë Kosovën shtet” nëse do të kishin pasur ndikim në vitet ’90.

Ai ka përmendur si shembuj qëndrime të supozuara mbështetëse ndaj ngjarjeve dhe figurave ndërkombëtare si sulmet ndaj forcave amerikane në Somali, Sadam Huseini në luftën me SHBA-të, si dhe Al Kaeda dhe Osama Bin Laden gjatë përplasjeve në Lindjen e Mesme.

Shkrimi i plotë:

T’ishin kane ne vitet e 90’ta keta budallenjet qe sot e kane mundesine me fole ne media e ne protesta, kurre Kosova shtet nuk ish bo.

Me mbeshtete vrasjen e amerikaneve ne Somali, ne fillimin e viteve te 90’ta.

Me mbeshtete Sadam Hysenin, ne lufte me Bushin e Vjeter.

Me mbeshtete Al Kaeden dhe Osama Bin Ladenin, sa here i sulmojke trupat amerikane ne Lindje te Mesme.

Kena pase fat, por nuk mundesh me pase fat vazhdimisht. Do te thote po konsiderohet normale qe nje shqiptar me fole ne emen te dhjetera mijera te tjereve, ndonese i njejti ideologjikisht eshte i rreshtuar krejtesisht kunder interesave strategjike kombetare.
Nuk me pengon Dritani analist me fole palidhje, ose edhe me lidhje, por kur befasisht Dritani Lider autorizohet me fole ne emen te mases, normalisht qe me pengon.

Ka qene UCK, po thone. Edhe? Cka ka lidhje qe ka qene, edhe nese ka qene.

A e dini qe gjate luftes paten ardhe me luftu bashke me UCK’ne edhe disa muxhahedin nga Lindja e Mesme, mirepo Shtabi i Pergjithshem i pate debu prej Kosoves.

Per dallim prej boshnjakeve qe paten flirtu me iraniane e me arabe, UCK ketu e ka pase nje vije te kuqe. Aleanca me Perendimin ishte rruga e vetme.

Exit mobile version