Botë Lajme

Trump: Irani s’do të ketë më kurrë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se “Irani nuk do të ketë kurrë më armë bërthamore”, bazuar në marrëveshjen e re.

Duke folur në Samitin e G7-s në Francë, Trumpi ka thënë se marrëveshja me Iranin po hyn në “shkallën e dytë”, por nuk ka ofruar detaje të tjera.

“Kemi marrëveshje të drejtë. Është marrëveshje e mirë”, ka thënë ai.

Të hënën, Trump u shpreh se marrëveshja për t’i dhënë fund luftës “është nënshkruar”. Ministri i Jashtëm iranian ka thënë se negociatat për fazën finale do të nisin në Zvicër të premten.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se diskutimet për programin bërthamor të Iranit pritet të nisin këtë javë. Gjithçka do të varet nga zotimet e Iranit në marrëveshjen e re.

Exit mobile version