Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në jug të Libanit edhe të premten, duke kryer sulme të tjera ajrore, si dhe shpërthime të kontrolluara në disa prej fshatrave të zonës, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.
Bombardimet e orëve të para të mëngjesit ndodhën pas një tjetër vale përleshjesh intensive në veriperëndim të Khiamit, pranë qytetit të madh jugor të Nabatiehut.
Ushtria izraelite deklaroi se ka interceptuar një dron në zonën ku trupat e saj janë duke zhvilluar operacione në jug të Libanit, raporton AP.
Luftimet në Liban po vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të brishtë ndërmjet Libanit dhe Izraelit.

