Në një tjetër reagim kontravers për protestën e djeshme në kryeqytet, kryeministri Edi Rama i ka krahasuar protestuesit me nazistët dhe ekstremistët e Agimit të Artë në Greqi. Duke publikuar një video nga sharjet që protestuesit i kanë bërë poshtë selisë së PS-së në Tiranë, Rama i cilëson “mysafirë të paftuar të natës” dhe thotë se parulla si “Shqipëria e shqiptarëve” janë nacionaliste të përdorura nga gjermania naziste.
“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare, i cili përflitet për akuza të shumta korrupsioni, shuma e të cilave arrin miliarada euro, po përpiqet të mbulojë me gjuhë të urrejtjes dhe përçarëse, e cila tenton të çojë publikun drejt ekstremiteteve, një prej skandaleve më të mëdha mjedisore në vend dhe në evropë, situatë e cila po i ka dalur jashtë kontrollit.
Protestat në Tiranë sot futen në ditën e katër dhe reagimi qytetar ka qenë mjaftë paqësor dhe i qartë në kërkesat që ka shtruar ndaj qeverisë, kur kryesorja është dorëheqja e plotë e saj.

